Del në gjyq shqiptari, vrau 19 vjeçarin me çekiç për gjakmarrje

Në Gjermani ka nisur procesi gjyqësor kundër një shqiptari me pasaportë gjermane i cili akuzohet për vrasjen e një 19 vjeçari shqiptar në maj 2017.
Trupi i të riut u gjet në liqenin Erbach më 24 maj 2017. Një muaj më përpara ai ishte goditur me çekiç dhe më pas lidhur dhe hedhur në liqen.

LEXO EDHE:  Despacito VJEN në Tiranë, ja ku mund ta NDIQNI

46 vjeçari doli sot në gjykatë. I pandehuri u mundua të mbulohej me një zarf përpara kamerave dhe mediave që kishin shkuar për të ndjekur procesin gjyqësor.
Ndërkohë në sallë ishin dhe familjarë të viktimës por dhe të të pandehurit.
Nga hetimet dyshohet se krimi është kryer për gjakmarrje.
Media gjermane, swp.de shkruan se fillimisht i pandehuri ka joshur 19 vjeçarin duke u prezantuar me një identitet fals. Gjatë seancës e cila do të vazhdojë pasditen e sotme, pritet që i pandehuri të dëshmojë dhe në këto momente pritet që seanca të mbahet me dyer të mbyllura.
Dyshohet se krimi është kryer nga dy persona dhe i pandehuri pretendons e ka qenë vetëm ndihmësi.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here