Dalin pamjet, ja si sulmuan SHBA-të dhe aleatët me raketa Sirinë

Bota

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca sulmojnë Sirinë pas sulmeve kimike të përdorura nga presidenti Bashar al-Asad kundër banorëve të vendit të tij.

Ndërsa sulmi ndodhi në një laborator që prodhon armë kimike në Damask.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq presidenti Trump e paralajmëroi sulmin mbrëmjen e djeshme vonë, në një fjalim drejtuar vendit.

Ai tha se sulmet do ti japin fund përdorimit të armëve kimike nga Siria.

Po ashtu edhe kryeminstrja e Britanisë, Theresa May dhe presidenti i Francës Emanuel Mcron deklaruan përfshirjen e tyre në sulmet e Sirisë.

Nga ana tjetër Rusia kaloi në kundërsulm ndaj Perëndimit këtë të premte lidhur me sulmin kimik në Siri. Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, deklaroi  se sulmi me armë kimike në Siri është ndërmarrë nga agjentë të shërbimeve sekrete të huaja.

Rusia, e cila ka forca ushtarake të vendosura në Siri në mbështetje të qeverisë, ka paralajmëruar se goditjet ajrore të SHBA rrezikojnë të nisin një luftë më të gjerë.

Ndërsa nga pamjet shihet qartë se si SHBA-të dhe aleatët sulmojnë me raketa laboratorin e prodhimit të armëve kimike dhe biologjike në Damask.

https://youtu.be/fgUZds7crdk

ME TE LEXUARAT