Çfarë u tha Rama kur e pyetën për Tahirin? Flet deputeti gjerman: Na siguroi që do veprojë sapo…

Aktualitet

Deputeti social demokrat gjerman, Josip Juratovic, ne nje interviste ekskluzive per “Studio e Hapur”, tregoi se cfare kishte thene kryeministri Edi Rama ne takimet e tij ne Berlin, kur ishte pyetur per ish ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.

Nëse Tahiri është kusht nga Gjermania për hapjen e negociatave, deputeti gjerman tha: “Kryeministri na siguroi te gjitheve se do te veprojë menjehere sa të ketë prova të mjaftueshme nga Prokuroria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa i perket heqjes se imunitetit, ne kemi kritere te ndryshme nga Shqiperia.

Megjithate, dua ta bëj të qartë se kriteret per hapjen e negociatave nuk vendosen as nga Gjermania as ndonjë vend tjetër. Gjermania s’do i kërkojë kurrë nje qeverie të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar, rëndësi ka zbatimi i ligjit”.

Lidhur me pyetjen se cilat janë shanset që në qershor Gjermania të votojë në favor të hapjes së negociatave, deputeti tha:

“Unë jam në favor të hapjes së negociatave. Dhe sigurisht nuk jam I vetëm në qëndrimin tim. Megjithaë, është e vështirë për të thënë se në cilin krah qëndron shumica në këtë pozicion pasi nuk ka patur asnjë votim deri tani.

Unë do të vazhdoj të suportoj procesin e demokratizimit. Në fund të fundit, një refuzim I hapjes së negociatave dhe perspektiva e tyre, thjesht sa do të inkurajonte kundërshtarët e zgjerimit të Bashkimit Europian”.

ME TE LEXUARAT