Çfarë do t’i shërbejë për të ngrënë Kim Jong Un-it, Koreja e Jugut?

Bota

Të premten do të mbahet samiti mes dy Koreve, i pari që prej vitit 2007.

Koreja e Jugut do të jetë shteti pritës, ndërsa delegacionet kanë menduar edhe për ushqimet që do t’u shërbehen liderëve respektivë.

Udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un do t’i shërbehet një gjellë zvicerane me patate e quajtur rosti, një formë simbolike për t’i kujtuar atij vitet e shkollës. Thuhet se Kim Jong Un ka studiuar në Zvicër, edhe pse kjo nuk është konãrmuar kurrë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, për Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-In do të shërbehet peshk, për t’i kujtuar vendlindjen e tij, qytetin port Busan. Koreja e Jugut tha se recetat ushqimore dhe prodhimet do të vijnë nga të dyja vendet.

Ky samit është rezultat i përpjekjeve diplomatike mes dy shteteve për të

negociuar për programin bërthamor të Koresë së Veriut

ME TE LEXUARAT