Çahet aeroplani, thithet trupi i një gruaje, tmerrohen pasagjerët

Kliko per me shume info

Pasagjerët e një fluturimi drejt Dallasit në Teksas janë tmerruar sot kur aeroplanit i ka shpërthyer një nga motorët duke u detyruar të bëjë ulje emergjente.
Aeroplani ishte ngritur nga aeroporti La Guardia i Nju Jorkut dhe po fluturonte drejt aeroportit të Dallasit.
Pas ngritjes një prej motorëve shpërtheu duke lëshuar një pjesëz metalike që theu xhamin e njërës prej dritareve. Dëshmitarët kanë treguar tmerrin kur një prej pasagjereve është thithur pas humbjes së presionit në bord.
Ajo ka marrë dëmtime të rënda pasi trupi i saj doli gjysmë jashtë dritares, por fatmirësisht u tërhoq sërish brenda nga pasagjerët e tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.