Bukuroshet në profilet e këngëtareve shqiptare s’janë mikeshat e tyre: Ja ç’po ndodh vërtet

Showbiz

Mania e të famshmeve për të rritur numrin e ndjekësve në Instagram, po i kalon kufijtë. Fansat e këngëtares Eni Koçi, janë bërë konfuzë sot me disa foto që bukuroshja bionde ka postuar në Instastory.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këngëtarja ka reklamuar në profilin e saj, një sërë profilesh të disa fashionistave dhe modeleve të huaja dhe shqiptare. Ndjekësit e Enit mund të kenë menduar se ato femrat seksi në profilin e saj kanë qenë shoqet, por jo.

Kjo është një tjetër taktikë e VIP-ave për të rritur numrin e ndjekësve. Ato i bëjnë favore njëra-tjetrës duke reklamuar profilet në Instagramet përkatëse dhe sigurisht përfiton personazhi që reklamohet në profilin me më shumë ndjekës.

Për shembull, në profilin e Eni Koçit mund të shohësh një foto mjaft seksi të modeles ruse, Anastasia Leonova, e cila gjithashtu reklamon profilin e Eni Koçit në Instagramin e saj.

ME TE LEXUARAT