Bingo e policisë greke, autbusi i Tiranë-Athinë kapet me 1 kg kokainë

Aktualitet

Pasditen e sotme është sekuestruar një kilogram kokainë e pastër, në doganën shqiptaro-greke të Kakavijës.

Lënda narkotike u gjet në një autobus të linjës Athinë-Tiranë, gjatë kontrollit të ushtruar nga pala greke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet policore njoftuan se lënda narkotike ishte e fshehur në bagazhet personale të drejtuesve të autobusit.

Policia raporton se autobusi i përket një kompanie greke transporti, që drejtohej nga shtetasi grek me origjinë shqiptare, T.I.

ME TE LEXUARAT