Bie xhami i dritares, momente paniku në avion

Soft

Ky është momenti i tmerrshëm kur një stjuardesë përpiqet të rregullojë xhamin e një dritareje që ka rënë gjatë një fluturimi, në më pak se 24 orë pasi një grua ndërroi jetë kur ajo u thith nga një dritare avioni.

Pamjet tregojnë pasojat e ngarjes së rëndë që u shkaktua pasi korniza e dritares u lirua dhe bëri që tre persona të kishin nevojë për t’u trajtuar në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shumë nga 240 pasagjerët në bordin e fluturimit Air India duken se janë në panik pasi një nga stjuardesat, në mënyrë heroike përpiqet të vërë xhamin në vend përsëri.

Stjuardesa më pas shihet duke e bindur gruan të ulet sërish pranë dritares, edhe pse vetë zonja duke shumë e frikësuar për ekzistencën e një rreziku.

Incidenti vjen vetëm një ditë pasi nëna e dy fëmijëve vdiq në një fluturimi pasi u thith nga dritarja e avionit, gjatë një incidenti në motor

ME TE LEXUARAT