Betohet presidenti i ri i Kubës, vendos të ndjekë shembullin e paraardhësit

Bota

Presidenti i ri i Kubës është betuar paraditen e sotme në Asamblenë Shtetërore pas një krize dy vjeçare që nga vdekja e Fidel Kastros.

Në vend të 86 vjeçarit ka ardhur në pushtet Miguel Diaz-Canel, i cili 'i dha fund' njëherë e mirë dinastisë Kastro me 99.8% të votave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë fjalimit të tij, Diaz-Canel u betua se do të ndiqte të gjitha politikat e paraardhësit të tij, duke premtuar nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë politike dhe ekonomike.

Pas betimit të tij dhe mbylljes së procedurave ligjore në zgjedhjen e drejtuesit të ri të shtetit ishullor, presidenti 57 vjeçar zhvilloi një ceremoni të gjatë homazhesh për Raul Castron, duke e cilësuar atë si studentin më të mirë të vëllait të tij më të madh, Fidel.

Miguel Diaz-Canel më parë ka ushtruar detyrën e zv/ presidentit të Kubës, ku dhe fitoi një simpati të madhe nga qytetarët pas disa deklaratave për rritjen e ekonomisë së vendit.

ME TE LEXUARAT