Besojeni ose jo, ky i ri i ka mbijetuar sulmit të peshkaqenit, ariut dhe gjarprit

Soft

Dylan McWilliams është vetëm 20 vjeç por tashmë ka përjetuar shumëçka, për të qenë falënderues që ende është gjallë

Njeriu i cili së fundmi i ka mbijetuar sulmit të peshkaqenit derisa po bënte ‘surfing’ në brigjet e Hawai, është përballur edhe hera të tjera me egërsirat e natyrës.

Përpos sulmit të peshkaqenit, ai i ka mbijetuar edhe një përballjeje me ariun, e para kësaj e kishte kafshuar edhe gjarpri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditë më parë derisa po surfonte mbi ujë, nga thellësia e oqeanit erdhi një peshkaqen që besohet të ketë qenë në mes 1,8 dhe 2,4 metra, i cili e kafshoi në këmbë, transmeton GazetaMetro.net.

McWilliams i cili në fakt është instruktor shpëtimi në ujë, arriti të notonte 30 metra dhe të dilte në breg edhe pse ishte lënduar rëndë.

Një kalimtar rasti që e kishte parë rastin, e kishte thirrur ndihmën e shpejtë.

“Nuk e dija nëse kam mbetur pa gjysmën e këmbës”, thotë McWilliams.

Ky ishte sulmi i tretë nga kafshët e egra, në 4 vitet e fundit. Vitin e kaluar ai shkoi në një kamping në natyrë në shtetin e Colorados. Derisa po flinte në shator, atë e sulmoi një ari i zi që ia kishte vënë të dy këmbët mbi kokë. Shtëpi ashtu që filloi të godiste ariun po në kokë.

“Ish në vendin e gabuar, në kohën e gabuar”, thotë ai.

Disa vjet më parë gjatë një shëtitje në pyll në shtetin Utah, atë e kishte kafshuar gjarpri me zile. Për fat nuk ishte kafshim i plotë, andaj Dylan fatlum kishte shpëtuar nga pasojat e rënda që mund të pësosh nga ai helm vdekjeprurës. Kishte qëndruar disa ditë në spital dhe ishte shëruar.

“Nuk e di a jam me fat, apo vërtetë nuk kam fat” ka thënë McWilliams.

ME TE LEXUARAT