Besart Berisha i pamëshirshëm, sërish gol

Sport

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha kalon një formë të shkëlqyer, pasi ka shënuar sërish gol në ndeshjen që Melburn Viktori arriti të merrte ndaj Adelaides.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1, dhe ky rezultat bëri që Melburni të kalojë në gjysmëfinalen e “A Ligës”, ku përballë do të ketë Sidnein.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Goli i parë u shënua nga Milesuniç për miqtë në minutën e 57, ndërkohë që Xhorxh në minutën e 63 arriti të barazonte shifrat.

Kur dukej se ndeshja po përfundonte me rezultatin 1-1, ka dalë në skenë Berisha, i cili arriti të shënonte një super gol në minutën e 89.

ME TE LEXUARAT