Bërnabiç e pakënaqur me hetimet mbi vrasjen e Ivanoviçit

Bota

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka shprehur sot pakënaqësinë e saj ndaj autoriteteve të Prishtinës për ngecjen në hetimet mbi vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

“Çfarë fatkeqësisht doli të jetë e vërtetë, ashtu siç bëri të ditur Presidenti Vuçiç dhe ministra të tjerë të qeverisë serbe, ne nuk kemi parë progres në këto hetime. Prishtina nuk ka bërë mjaftueshëm për zbardhjen e këtij akti terrorist”, deklaroi Bërnabiç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më 16 prill të këtij viti u bënë tre muaj që prej vrasjes së Ivanoviçit para zyreve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. Rreth dy muaj më vonë rastin e kishte marrë në dorë Prokuroria Speciale e Kosovës.

ME TE LEXUARAT