Berisha në krye të PD? Ja si përgjigjet Grida Duma

Kliko per me shume info

Deputetja e PD, Grida Duma është pyetur sot për rikthimin e ish-liderit të PD, Sali Berisha në krye të PD-së.

Në lidhje me këtë fakt ajo është munduar ta shmangë një përgjigje konkrete.

Kliko per me shume info

“Absolutisht e quaj të parasyeshme të bëj një koment për një emër konkret qoftë ky dhe një emër i rëndësishëm”, kështu ka preferuar të përgjigjet Duma.

Përsa i përket çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE, deputetja e PD, ka folur për negociatorët të cilët ende nuk dihet se kush janë.

Sipas saj trupa e negociatorëve duhet të ketë eksperiencën e duhur dhe duhet të jetë e mirëtrajtuar pasi mungesa e saj mund të shënojë në dështim.

“Gjëja më e rendësishme nga çelja e negociatave është monitorimi i sistemit të drejtësisë. Rasti Tahiri duhet të merret seriozisht nga qeveria, është hapi i parë për reformën në drejtësi”, u shpreh më tej Duma.

Mes të tjerash ajo shtoi se Shqipëria me negociata të çelura është sinjal kredibiliteti për investitorët. Një sinjal për investime të huaja të cilat duhen shfrytëzuar.

“PD nuk i intereson mos hapja e negociatave. Shqetësimi më i madh është se në rast se nuk hapen negociatat gjëja e parë që do të bëntë Rama do thoshte e keni fajin ju”, u shpreh deputetja.

Gjatë fjalës së saj Duma tha se përgjegjës për hapjen e negociatave është qeveria.

“Opozita siguron monitorim të mëtejshëm ku ka shkelje dhe si ndiqet procedura e shkeljeve. Monitorimi nga BE është në favor të opozitës.

Opozita çeljen e negociatave e konsideron si një lajm shumë të rëndësishëm”, u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.