Befason këngëtari shqiptar, shfaqet me partneren në krahë rrugëve të Tiranës

Showbiz

 Ata janë një ndër çiftet më pa komplekse, që nuk e kanë problem ta shprehin dashurinë e tyre pavarësisht ambientit ku ndodhen. Dy këngëtarët e njohur, Bojken Lako dhe Semi Jaupaj e shijojnë dashurinë ashtu siç t’iu vijë pa pasur ndrojë se çfarë mendojnë të tjerët përreth tyre.

Bojkeni ka postuar në Instagram dy foto ku shfaqet duke e mbajtur në shpinë partneren e tij dhe i bën xhiro rrugëve të Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Miqtë e tyre e kanë fiksuar këtë moment gazmor të çiftit dhe më pas ka qenë vet Bojkeni ai që e ka postuar profilin e tij në Instagram.

Historia e dashurisë së dy këngëtarëve të njohur ka nisur vite më parë, ndërsa Bojkeni po dilte nga marrëdhënia me ish-gruan. Muzika i lidhi së bashku dhe tashmë ata shfaqen më të dashuruar se kurrë më parë.

ME TE LEXUARAT