Basha TRONDIT vendin: Ja çfarë më thanë në Gjermani për Saimir Tahirin…

Aktualitet

Kreu i PD, Lulzim Basha pas vizitës 3-ditore në Berlin, foli sot për çështjet me interes për Shqipërinë që diskutoi në Gjermani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha u shpreh se e kupton ankthin e kryeministrit Rama, pasi është në dijeni se është mbrapa me 5 kriteret që i janë kërkuar nga BE.

Çështjet kryesore që u diskutuan në Berlin ishin çështja e Kukësit dhe se Rama do përdorë rekomandimin pozitiv si makiazh të problemeve që ka vendi, tha Basha

“Çështja e parë që pyetën ishte çështja e Kukësit, ku u shkelën të drejtat themelore të qytetarit. Mbrohen nga konventa europiane e të drejtave të njeriut. Do të ketë më shumë zëra, sy e veshë kritikë për pamjaftueshmërinë e luftës kundër krimit, dështimin, që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e krimit të organizuar në rajon. Apo ndarja e pushteteve, shitblerja e votës, blerja e mediave. Këto janë cështje që i ka ngritur opozita.

Argumentet kundër që dëgjuam në Berlin, ishin që nëse nuk plotësoni kriteret nuk hapen negociatat. Problemet nuk zgjidhen duke i fshehur, por duke treguar se si mund të zgjidhen për interesin e Shqipërisë.

Problemi tjetër që na u ngrit, ishte se qeveria do e përdorë rekomandimin pozitiv si makiazh të problemeve që ka vendi.

Kemi një kryetar opozite që për interesin kombëtar kërkon integrimin e vendit në BE, dhe ju e mbani mend mirë se cfarë qëndrimi mbante Rama si për anëtarësimin në NATO, apo hapjen e vizave.

Thirrja ime për Ramën është lidhur me këtë, e kuptoj ankthin e një kryeministrin që është mbrapa me 5 kriteret që i janë kërkuar.

Gënjeshtër është ajo që u tha këtu, që Gjermania nuk ka asnjë skepticizëm për zgjerimin. Opozita ka punuar dhe punon pro, se opozita vetëm fiton duke pasur Europën në krah në kauzën kundër korrupsionit, respektin për mediat, ndarjen e pushteteve. Opozita e ka Europën në krah të të gjithë këtyre kauzave.

Edi Rama nuk ka lënë pushtet pa kapur. Pengesa më e madhe është qeveria, ky është momenti që secili të marrë përgjegjësitë. Tani është ora që Rama mos të fshihet pas shashkave, dhe të marrë përgjegjësitë për të lejuar arrestimin e Saimir Tahirit, që e di gjithë Europa se është trafikant droge.

Shumë shpejt vendet anëtare do të marrin vendimet e tyre, një vendim negativ ndëshkon Shqipërinë dhe shpërblen keqbërësit. Shpresojmë që ky qëndrim i opozitës të çojë drejt vendimeve pozitive,” tha Basha.

Sakaq duke u ndalur tek skepticizmi i gjermanëve, kryeopozitari Basha tha se ata e njohin realitetin shqiptar, sidomos situatën e lidhur me krimin, drogën dhe korrupsionin.

“Për hapjen e negociatave ka 5 kushte, Gjermania ka 5+ 2 shtatë të tilla. Pata një seri takimesh në Bundestag me anëtarë të partisë e CDU/CSU, ku kërkova hapjen e negociatave. Hasëm në skepticizëm. Pyetja e parë që mu bë është pse po e kërkojmë? Më thanë që banditët janë në arrati, por edhe figura të larta si Saimir Tahiri. Gjermania është e mirëinfomuar, i dinë të gjitha. Dinë që ai s’po arrestohet, ashtu si dy shefat e lartë të policisë që ia mbathën. Shqipëria renditet në 11 vendet më të korruptuara. Pavarësisht kësaj ne thamë se sa më shumë të vijojë integrimi, aq më shumë presion do ketë mbi qeverinë”- u shpreh Basha.

ME TE LEXUARAT