Basha kërkon mbështetjen e Gjermanisë në hapjen e negociatave: Të çlirojmë Shqipërinë nga krimi, korrupsioni

Vetëm një ditë përpara vendimit të KE në hapjen e negociatave për Shqipërinë, kreu i PD Lulzim Basha ka treguar se ndodhet në Berlin për t’i kërkuar qeverisë dhe parlamentit gjerman mbështetjen e tyre për integrimin e vendit.

Sipas Bashës, ky proces duhet të shihet si mundësia e Shqipërisë për çmontimin e narkoshtetit dhe mundësinë e çlirimit të ekonomisë së vendit nga monopolet dhe oligarkët.

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Italian: Edi Rama nuk është i korruptuar, pra nuk është njeri që është pasuruar personalisht
Kliko per me shume info

“Kërkuam bashkë me anëtarët e delegacionit që më shoqërojnë, mbështetjen e CTUCMU për hapjen e negociatave për Shqipërinë, i cili do të merret pas rekomandimit të KE. Kemi kërkuar mbështetjen për Shqipërinë në një ëndërr që e ndajnë të gjithë shqiptarët, të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha Basha.

“Ta shohim këtë si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin, për të luftuar korrupsionin, për t’i vendosur të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit, jo ti selektojmë, për të vendosur në veçanti politikanët e korruptuar përpara drejtësisë, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe oligarkia, për të rikthyer konkurrencën”, shtoi kryedemokrati në një lidhje direkte nga Berlini.

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 16. April 2018

Kliko per me shume info

1 COMMENT

  1. E kuptoj ky b… q… qe nuk po e pjerdh me njeri se BE-je eshte e vendosur per hapjen e negociatave dhe bene sikur eshte pro.O Bash, Berish, Paloqe etj ikni se nuk ju pjerdh njeri o kriminela dhe tradhetar te kombit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here