Basha: Ja pse opozita kërkon hapjen e negociatave, kur Rama ka kapur shtetin

Politikë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha e ka vlerësuar maksimalisht, rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërisë.

Basha ne nje bashkebisedim me gazetaret sapo u kthye nga Berlini tha se opozita kërkon hapjen e negociatave:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sepse sa më shumë të avancojë procesi i integrimit europian, aq më shumë presion do të ketë mbi qeverinë për përmbushjen e prioriteteve; do të thotë se do të ketë më shumë sy e veshë mbi qeverinë, më shumë kritikë, shumë e më shumë përkushtim nga BE për të mos ndërmarrë hapa arbitrarë siç përjashtimi i 30 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike apo për moskapjen e zgjedhjeve.

Pra, do të kemi më shumë vëmendje dhe më shumë instrumenta  sot kur Edi Rama ka kapur segmente kryesore të vendit.”

ME TE LEXUARAT