EMRAT, Shkatërrohet organizata italo-shqiptare e trafikut të drogës

Shtate persona përfunduan në pranga pas nje aksioni të policisë italiane, e cila shkatërroi një bandë ndërkombëtare italo-shqiptare të trafikut të drogës. Personat e pandehur akuzohen se kryenin aktivitetin kriminal në Shqipëri, Itali, Belgjikë dhe Holandë.

Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë shqiptare ka shkatërruar një bandë ndërkombëtare italo-shqiptare që merrej kryesisht me trafikimin e lëndëve narkotike. Lajmi bëhet i ditur nga mediat qe raportojne se ata kishin ndërtuar një bazë në Romë dhe kishin lidhje të fuqishme në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë.

LEXO EDHE:  Gazetari amerikan godet LSI-në: Artikulli i "Mother Jones” për lobimet, i bazuar në fakte
Kliko per me shume info

Shtetasit shqiptarë të arrestuar janë identifikuar si: “Aleks Boçi, 38 vjeç, Florian Prendi 29-vjeç, Edmir Hatija 41 vjeç dhe Elidon Shperdheja 38-vjeç.

Hetimet ndaj tyre filluan pas operacionit “La Romana”, ku u arrestuan 18 persona, pjestarë të një fraksioni të organizatës mafioze italiane “Ndragheta”. Ndër to ishte dhe Francez Forigione, i cili çoi në zbulimin e celulës kriminale shqiptare me bazë në Romë.

LEXO EDHE:  PD, Paloka: Pa arrestimin e Saimir Tahirit, dyert e BE të mbyllura për Shqipërinë

Në bazë të hetimeve, Aleks Boci dhe Florian Prendi, me ndihmën e bashkëatdhetarëve në Belgjikë, menaxhonin trafikun e drogës mes Amerikës së Jugut, Veriut të Europës dhe kryeqytetit Italian duke përdorur marifete të ndryshme në portin e Anversës. Transportimi i drogës nga Belgjika për në Itali bëhej nga Edmir Hatija dhe Elidon Shperdheja. Gjithashtu ata bënin të mundur dhe dërgimin e parave të pista jashtë Italisë.

LEXO EDHE:  Dy vajza të reja tentojnë vetëvrasjen

Në sajë të hetimeve është zbuluar se banda kriminale ka arritur të trafikojë mbi 130 kilogramë kokainë. Nga kjo sasi, policia italiane sekuestroi vetëm 9 kilogramë. Nga kokaina, grupi kriminal ka përfituar 1.6 milionë euro, nga të cilat 430 mijë janë sekuestruar.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here