Avokati i Popullit nuk pranon provat për shkeljet ligjore të arrestimit nga policia të kuksianeve

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, nuk pranon provat e siguruara nga avokati Altin Goxhaj, lidhur me arrestimin e kuksianeve, pas protestës së zhvilluar në Kalimash më 31 mars.

Asnjë prej përfaqësuesve të Institucionit nuk ka preferuar që të komunikojë me avokatin Goxhaj, i cili ka siguruar provat sesi kuksianet që sot ndodhen në burg, pas masës së sigurisë të vendosur nga gjykata, u arrestuan nga policia në orët e natës, dhe jo sikundër është deklaruar gjatë orëve të paradites.Avokati Goxhaj ka shkuar në Institucionin e Avokatit të Popullit për të depozituar provat që zotëron, por asnjë person nuk e ka pritur.

LEXO EDHE:  Me helmim, kush po tenton t'a vrasë Edi Ramën?
Kliko per me shume info

Ky është një rast i papreçedentë që duket se është vendosur në institucionin e Avokatit të Popullit, i cili duhej të ishte i pari institucion që duhej të kishte reaguar, hetonte dhe verifikonte veprimet e policisë, prokurorisë dhe çdo institucioni tjetër në raport me shkeljet e të drejtave të njeriut, veçanërisht në arrestimet e kryera pas mesnate të qytetarëve kuksiane.

Goxhaj ka denoncuar përmes një videoje faktin që Avokati i Popullit nuk i ka vënë në dispozicion asnjë prej punonjësve të Institucionit.

LEXO EDHE:  Në procesin e Vettingut do të kalojë edhe Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj, seanca dëgjimore në 30 prill

Avokati Goxhaj tha se kërkonte që të jepte dhe merre prova lidhur me atë çka ka ndodhur në rastin e kuksianeve.

“Jam brenda orarit zyrtar, kërkoj një person zyrtar të Avokatit të Popullit për të komunikuar. Janë njëlloj si komisariat, një bandë, një oligarki, ky është Avokati i Popullit që nuk preferon të nxjerrë edhe një person për të komunikuar këtu te dera, për të folur për çështjen e kuksianeve të arrestuar”, tha Goxhaj përmes një videoje të publikuar në rrjet.

LEXO EDHE:  Vrasja e Komisarit Artan Cuku, ja shteti ku po kërkohet njeriu që porositi krimin

“Respekt Igli Totozanit që kur vinim te Avokati i Popullit kishte dy-tre njerëz që na prisnin, që sa herë arrestohej njeri shkonin në komisariate, mblidhnin provan dhe hetonin rastet. Ndërsa sot në orar zyrtar nuk na pret njeri, të vjedhin kohën. Sot thonë nuk ka njeri, nuk të pret njeri”, thotë Goxhaj përmes videos së postuar.

Gepostet von Avokati Altin Goxhaj am Montag, 16. April 2018

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here