Aventura e 12-vjeçarit që i vodhi nënës kartën e kreditit

Bota

Një 12-vjeçar nga Sidnej padyshim që përjetoi aventurën më të bukur mes moshatarëve të tij, pasi i vodhi kartën e kreditit nënës, mashtroi gjyshen që t’i jepte pasaportë dhe fluturoi i vetëm në Bali, pas një debati në familje.

Për arsye moshe, emri i tij nuk bëhet i ditur, por autoritetet australiane thanë se djaloshi u zemërua tej mase kur nëna i tha se s’mund të shkonte në Bali dhe ai vendosi t’i marrë gjërat në duart e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në internet prenotoi një biletë avioni me një kompani që lejon 12-vjeçarët të fluturojnë vetëm si dhe dhomën e hotelit në Bali, e më pas u nis në aventurën e tij.

Familjes i tha se po shkonte në shkollë, por shkoi në stacionin lokal të trenit dhe pas pak minutash u gjend në aeroportin e Sidnejt, nga ku fluturoi në qytetin e Perthit.

Këtu, pasi u pyet vetëm nëse ishte mbi 12 vjeç nga dogana, fluturoi drejt destinacionit turistik të Balit, në Indonezi.

Aty shkoi në hotelin me 5 yje “All Seasons” dhe stafin e mashtroi duke i thënë se priste që të vinte aty edhe motra e tij e rritur.

Ndërsa ai argëtohej në Bali, familja kalonte orë paniku në Sidnej.

Policisë australiane nuk iu desh shumë që ta gjente, pasi 12-vjeçari nuk ishte lodhur të mbulonte gjurmët. Djaloshi u kthye shëndoshë e mirë në shtëpi dhe me një histori për të treguar, ndërsa familja e tij mësoi se ai nuk pranon “JO” si përgjigje.

ME TE LEXUARAT