Arrestohet vrasësi serial i shumëkërkuar, akuzohet për 12 vrasje dhe 45 përdhunime

Bota

Një vrasës serial ka rënë në prangat e policisë së Kalifornisë pasi ishte shpallur në kërkim prej më shumë se 2 dekadash.

Sipas mediave të huaja, i arrestuari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka marrë pjesë në 12 vrasje, 45 përdhunime si dhe 120 vjedhje të shtetit amerikan, një dosje e quajtur Gloden State Killer (Vrasësi i Artë).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I dyshuari ka jetuar gjithë kohën në provincën e Sacramentos, ndërsa deri më tani mbi të rëndojnë dy vrasje të vërtetuara.

Sakaq mendohet se rasti i vrasësit serial është publikuar në librin e shkrimtares Michelle McNamara, e cila vdiq para publikimit të librit.

Policia vendase po zhvillon hetime të mëtejshme, ndërsa mendohet që vrasjet rreth viteve ’70 dhe ’80 kanë qenë të fokusuara te gjinia femërore nga mosha 12 vjeç deri më 41.

ME TE LEXUARAT