Arrestohet vrasësi lakuriq, ekzekutoi katër persona

Bota

Travis Reinking vrau 4 persona në një restorant në qytetin Nashville në shtetin amerikan Tenesi të dielën, e më pas u largua nga vendngjarja.

Pas afro 24 orë kërkimesh policia arriti të arrestonte edhe 29-vjeçarin, i cili qëlloi mbi klientët e restorantit derisa një prej tyre u hodh mbi të duke e ndaluar që të kishte më tepër viktima.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha se Travis Reinking kur hyri në restorant kishte veshur vetëm një xhaketë të gjelbër dhe asgjë tjetër. Mësohet se xhaketën e hoqi në restorant para se t’ia mbathte që aty plotësisht i zhveshur.

Travis Reinking ishte arrestuar vitin e kaluar pasi kishte hyrë në një zonë të kufizuar në Shtëpinë e Bardhë.

ME TE LEXUARAT