Ariana Grande pëlqen kover-in e këngëtarit Shqiptar

Showbiz

Talenti i këngëtarit shqiptar Albert Stanaj po rritet çdo ditë dhe kjo i ka rënë në sy edhe artistes së madhe Ariana Grande.

Stanaj ka muaj që i mungon tregut muzikor me prurje të reja por këngëtari ka premtuar se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë shumë aktiv në rrjetet sociale ku shpeshherë poston edhe kover-a të këngëve të artistëve me famë botërore.

Të njejtën gjë ai ka bërë edhe me këngën më të fundit të Ariana Grande, “No Tears Left to Cry” duke tërhequr vëmendjen e këngëtares. Ai ka kënduar një version baladë të kësaj kënge duke i bërë edhe ‘tag’ Ariana-s e cila më vonë e ka pëlqyer videon e tij.

ME TE LEXUARAT