Altin Qato: S’do lejojmë disa kriminelë të cënojnë Elbasanin. Zyra ime është e juaja

Drejtori i policisë së Elbasanit kërkoi ndihmën dhe bashkëpunimin e komunitetit për të ruajtur një rendin dhe sigurinë e qytetit, i cili në të shkuarën e afërt kaloi “sfida pasigurie”

“Një përqindje e ulët e individëve me prirje kriminale nuk mundet kurrësesi të prishin jetën dhe normalitetin e pjesës dërrmuese të popullsisë” deklaroi drejtori i policisë vendore të Elbasanit, Altin Qato në forumin e Sigurisë Publike që po mbahet në pallatin e Sportit në Elbasan.

LEXO EDHE:  Plagosja me armë zjarri e 26 vjeçarit në Laç
Kliko per me shume info

“Ne jemi këtu për të mos ta lejuar këtë. Kemi shumë sfida përpara dhe këto mund të kapërcehen vetëm nëse kemi mbështetjen tuaj. Unë jam i interesuar që policia të veprojë me formën më të lartë të profesionalizmit dhe integritetit . Por që të arrijmë këtë vlerësim, vlerësimi dhe mbështetja juaj është domosdoshme që edhe ne të dimë sesi po ju shërbejmë juve.

LEXO EDHE:  U arratis nga mali, policia: Si u arrestua në Kosovë vrasësi më i kërkuar i momentit në Shqipëri

Nese ne dialogojmë që në krye të herës porblematikat që neve na shqetësojnë jam i bindur që jo vetëm do të gjejnë zgjidhje por do të parandalojnë një përqindje shumë të madhe të fenomeneve shqetësuese. Zyra ime është e juaja. Komisariati është i juaji dhe është aty për tu shërbyer qytetarëve” nënvizoi më tej drejtori i policisë së Elbasanit.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here