Almeda Abazi flet për herë të parë pas aksidentit: “Falë Allahut…”

Showbiz

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan Sayisman, u përfshinë mbrëmjen e djeshme në një aksident. Makina me të cilën ata udhëtonin u përplas nga një taksi, në dalje të një parkingu të një restoranti në Stamboll.

Të dy mbetën të tronditur nga kjo ngjarje dhe ditën e sotme, ish-Missi shqiptar vendosi që të reagonte për herë të parë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Faleminderit për mesazhet e bukura! Ne jemi mirë falë Allahut”, shkroi në një “InstaStroy” Almeda Abazi.

Nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të vogla të materiale.

 

ME TE LEXUARAT