Alketa Vejsiu tregon gardërobën marramendëse

Showbiz

Moderatorja Alketa Vejsiu na mahnit të gjithëve me pamje e saj rrezëllitëse në çdo dalje të saj në ekran. E bukur, elokuente dhe e kuruar deri në detaj ajo është shndërruar në një ndër moderatoret më të dashura të publikut shqiptar.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot Alketa ka ndarë me fansat e saj në Instagram një foto duke u bërë gati për të dalë, ku shfaqet me rrobat e gjumit, ndërkohë ne të gjithëve na ngelën sytë tek gardëroba e saj marramendëse.

Nga imazhi i publikuar shohim se Alketa, si të gjitha femrat, është e fiksuar pas këpucëve dhe ka aq shumë saqë na bëri ta xhelozojmë të gjithë.

 

Ndjekësit e saj në Instagram kanë nxituar ta komplimentojnë për pamjen e saj dhe të gjitha vajzat i shkruajnë se kjo është gardëroba që ato ëndërrojnë të kenë çdo ditë.

ME TE LEXUARAT