Eli Fara i habit të gjithë: Pres të martohem…
Të vegjlit “Në kurthin e Piter Pan”, e mbuluan me komplimente këngëtaren Eli Fara, e madje pati nga ata që edhe e cilësuan si një 20-vjeçare.
Si ia bën ti meqë je e bukur dhe meqë je 20 vjeçe? Çfarë bën kur je 20 vjeçe?
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Jam 20 vjeçe? Po ja, pres të martohem”.
A do doje të bëje një bebe tjetër?
“Ç’të të them tani…”
Çun apo gocë?
“Unë do doja çun në fakt sepse djemtë për nënat janë një mbrojtje shumë e madhe, edhe më ka mbetur peng që nuk e kam bërë”.
Dhe dëshira e këngëtares u plotësua nga drejtuesja e programit, Alketa Vejsiu, e cila i solli asaj Gabrielin, një djalë vetëm 3 muajsh e gjysmë.
Fara i këndoi atij një ninullë dhe me humor tha se nëse Marina, vajza e saj, nuk bëhet me bebe mund edhe ta mendojë që të adoptojë një fëmijë tjetër.