Alarm në Londër, pritet të goditet nga stuhi të rrezikshme

Bota

Duket se moti i mirë dhe temperaturat e larta në Europën Perëndimore nuk do të zgjasin edhe për shumë gjatë, ndërsa meteorogët kanë ngritur alarmin e rrezikshmërisë së goditjes së Mbretërisë së Bashkuar nga një stuhi vetëtimash.

Sipas meteorologëve, pjesa veriore e Britanisë do të ‘sulmohet’ javën e ardhshme nga vetëtima me intensitet dhe shkarkim të lartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të evitojnë udhëtimet me motorr, dhe qëndrimet në katet e fundit të banesave. Deri më tani forcat e zjarrëfikëseve kanë qëndruar në gadishmëri, pasi janë rapotuar disa ndërtesa të dëmtuara nga shkarkesa elektrike.

Ditët e fundit Londra u prek nga temperaturat më të larta të shënuar në 70 vitet e fundit për sa i përket muajit prill.

ME TE LEXUARAT