Aksidenti tek tuneli i Tiranë-Elbasan, gruaja vdes në spital, plagoset rëndë burri

Rendohet bilanci i aksidentit te ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem prane tunelit te rruges Tirane-Elbasan.

Policia ka thene se me datë 16.04.2018, rreth orës 08:20, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën Tiranë -Elbasan ka ndodhur një aksident.

Kliko per me shume info

Sipas burimeve zyrtare, menjëhere në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

LEXO EDHE:  Rama e njoftoi falas, Tritan Shehu: Propagandë! Herceptina ka qenë falas

Policia ben me dije se në dalje të tunelit në drejtim Elbasan – Tiranë 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin I.G., rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshortja shtetësja Xh.G., rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga ku dhe është përmbysur, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar të dy shtetasit, ku menjëhere janë derguar në spital.

LEXO EDHE:  Shpërthim i fortë në Fushë Krujë, zyrtarit të burgjeve i hedhin bombën në oborr

Shtetësja Xh.G., si pasojë e dëmtimit ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetesi I.G., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here