Aksident i rëndë në Tropojë, një i vdekur e dy të plagosur në Fierzë

Aktualitet

Nje person ka mbetur i vdekur ndersa dy te tjere u plagosen si pasoje e nje aksidenti te ndodhur diten e sotme ne Tropoje.

Policia lokale informoi se më datë 20.04.2018, në aksin rrugor Bajram-Curri- Fierzë, është përplasur mjeti tip "BMW", me drejtues shtetasin N.M., banues në Bajram-Curri, Tropojë, me mjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin F.D., banues në fshatin Dushaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasi F.D., udhëtonte me vëllain dhe dy pasagjer. Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen shtetasi M.D., 64 vjeç, banues në fashtin Dushaj,(pasagjer, vëllai i drejtuesit mjetit tip Benz), si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip "Benz" shtetasi F.D., rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç (pasagjer).

Drejtuesi i mjetit tip "BMW", është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT