Aksident në punë, vdes një 40- vjeçar, arrestohet tekniku i firmës në Tiranë

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e djeshme, pasi një 40-vjeçar humbi jetën pas një aksidenti në punë.

Sipas policisë, 40-vjeçari ka qenë duke punuar në një pallat ndërtimi, ku më pas është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme dhe ka humbur jetën menjëherë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sakaq, policia ka njoftuar se ditën e sotme është arrestuar në flagrancë tekniku i firmës ku punonte i ndjeri. Bëhet fjalë për shtetasin shtetasi K.P vjeç 37, banues në Tiranë. Policia po vazhdon hetimet e mëtejshme, për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 18.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P vjeç 37, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues Teknik i një firme private, pasi në rrugën “Xhorxhi Martini”, tek një pallat në ndërtim , ka rënë nga lartësia e hapësirës së ashensorit dhe ka gjetur vdekjen punëtori B.A, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 289 i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT