Aksident në Mavrovë, lëndohen dy persona

Bota

Dje rreth orës 12:20 minuta në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në afërsi të udhëkryqit të Mavrovës, ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një veture të tipit “Passat” me targa të Tetovës e drejtuar nga 48-vjeçari me iniciale Z.M nga fshati Reçicë e Vogël si dhe një motoçiklete të tipit “YAMAHA” me targa të Shkupit e drejtuar nga 30 vjeçari me iniciale M.F nga Shkupi.

Në këtë aksident për pasojë lëndime të rënda ka marrë motoçiklisti si dhe bashkëudhëtarja e tij 28-vjeçarja me iniciale B.A, ata me anë të autoambulancës janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gostivarit, por më pas janë transportuar për në klinikat e Shkupit.

Është kryer hetim i kompletuar në vendin e ngjarjes si dhe po punohet në zbardhjen e shkaqeve që çduan deri te ky aksident si dhe të gjitha detajeve të tjera që ndërlidhen me aksidentin në fjalë./Gazeta Express/

ME TE LEXUARAT