Aksident i rëndë në Kukës, fëmija niset me helikopter drejt Tiranës

Aktualitet

Një fëmijë është plagosur rëndë në një aksident automobilistik në fshatin Lusen në Kukës, pasditen e sotme.

Sipas informacioneve policore, dyshohet se 14-vjeçari me iniciale I.L., i është ngjitur nga pas një automjeti në lëvizje, por është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në kokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I dëmtuari u dërgua për mjekim më të specializuar me helikopter në spitalin e Tiranës.

Një hetim ka nisur me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT