Aksident i rëndë në Elbasan, shoferi përplas kalimtaren dhe largohet nga ngjarja

Aktualitet

Ditën e sotme mësohet se një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan. Sipas burimeve policore  drejtuesi i automjetit ka përplasur një kalimtare duke e lënë të plagosur rëndë. Shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa e plagosura ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Emri i saj nuk bëhet ende me dije, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit.

ME TE LEXUARAT