A do të rikandidojë Erion Veliaj si kryetar bashkie? Ja çfarë thote Kryeministri Rama

Politikë

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me rikandidimin e Erion Veliajt, si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në emisionin "Real Story" të gazetarit Sokol Balla, kryeministri Edi Rama tha se rikandidimi i Veliaj i takon forumeve drejtuese të Partisë Socialiste dhe nuk është në dorën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur nëse do të ishte ai që vendoste i vetëm për këtë, a do ta rikandidonte, Rama sërish ka devijuar pyetjen duke thënë se në interesin e tij janë 61 bashkitë e vendit dhe se më të rëndësishëm ka se kush do të kandidojë në Kukës, se sa në Tiranë.

Zgjedhjet vendore do të mbahen vitine ardhshëm./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT