Si të keni sukses në punë? Miliarderi Elon Musk zbulon 6 këshilla

Soft

Nëse ekziston dikush që i ka oraret tepër të ngarkuara, ai është Elon Musk.

Me planet e tij për të krijuar Hyperloop, miliarderi drejtoi kompaninë elektrike të makinave Tesla, firmën hapësinore SpaceX dhe sipërmarrjen e tuneleve The Boring Company.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tani në një email të zbuluar për 37.000 punonjësit e tij të Tesla ka zbuluar 6 këshilla të produktivitetit të Musk për të pasur sukses në punë, përfshirë edhe sugjerime të pazakonta.

Në email, Musk shkruan:

-Takimet e tepërta janë dëmtimi i kompanive të mëdha

-Ju lutem shpëtoni nga të gjitha takimet e mëdha, vetëm nëse jeni të sigurtë që japin vlerë për të gjithë audiencën. Për secilën çështje zhvillojini takimet e shkurtra

-Hiqni dorë nga takimet e shpeshta, nëse nuk keni të bëni me një çështje jashtëzakonisht urgjente

Mërzitja e tij ndaj takimeve vjen nga besimi se ato nuk janë gjithmonë produktive në një mjedis pune.

Musk beson se kur një individ nuk po të jep asnjë vlerë shtesë, atëherë mund të largohesh nga ai: Mbylleni telefonatën sa më shpejt kur e kuptoni se nuk po iu vlen për asgjë, madje edhe kur po flisni me shefin.

Sipas sipërmarrësit rregullat dhe mirësjellja nuk duhet të shkojnë në të njëjtën rrugë.

Ai shpjegoi: Nuk është e pasjellshme të largohesh, e pasjellshme është kur dikush qëndron dhe humbet kohë

Ai gjithashtu u tha stafit që të shmangnin akronimet ose fjalët e pakuptimta në punë, duke shkruar: Në përgjithësi, çdo gjë që kërkon një shpjegim pengon komunikimin.

ME TE LEXUARAT