4 gjëra që mund t’i kuptoni nga grupi i gjakut

Soft

Në përgjithësi nuk i kushtojmë rëndësi aspak grupit tonë të gjakut, madje disa prej nesh ende nuk dinë se cilit grup i përkasin. Ky informacion rreth trupit tonë, që në plan të parë nënvlerësohet është shumë i vlefshëm dhe arrin të na paralajmërojë rreth sëmundjeve.

Është vënë re një lidhje midis disa patologjive të ndryshme dhe grupeve specifike të gjakut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Probleme me zemrën

Grupi i gjakut është i aftë të parashikojë se sa të predispozuar jeni për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Të qenit në grupin 0 ul rrezikun e problemeve kardiovaskulare, ndërkohë që grupi AB ka 23% mundësi të ketë sëmundje të kësaj natyre. Grupi B nga ana tjetër 11% e ndërsa grupi A vetëm 5% më shumë se grupi 0. Përgjithësisht grupi AB lidhet me inflamacionin kurse A- ja me livelet e larta të kolesterolit.

Infertilitet

Gratë me grup gjaku 0 kanë tendencë më të lartë se gratë e grupeve të tjera për t’u prekur nga infertiliteti. Studime të shumta kanë treguar se këto gra rrezikojnë shterimin e depozitës ovale, pra e thënë ndryshe kanë më pak vezë si dhe rezultojnë të kenë më pak sukses me implantimin e fekondimit in- vitro.

Kancer

Grupi 0 është shumë më pak i rrezikuar nga llojet e ndryshme të kancerit, ndryshe nga grupi A apo AB, të lidhur veçanërisht me kancerin e stomakut.

Humbje kujtese

Besojeni ose jo është parë një lidhje midis grupit të gjakut dhe kujtesës. Grupi AB ka tendencën për t’u prekur nga demenca, e cila konsiston në degradimin e funksioneve të trurit. Sipas statistikave, njerëzit me grup gjaku AB janë 82% të rrezikuar nga problemet e kujtesës. Problemi mendohet të ketë të bëjë me një proteinë, e cila gjendet në nivele të larta në grupin AB.

ME TE LEXUARAT