2-vjeçari ngre Anglinë në këmbë. Mjekët, frikë të dalin rrugëve
Pasi nuk u lejua ta merrte të birin as në shtëpi, babai i Alfie Evans tha për mediat se mjekët e spitalit Alder Hey i urrenin, i shihnin me përçmim ngaqë i kanë luftuar për gjithë këto ditë.
Mjekëve ndërkohë u është kërkuar nga eprorët që të mos dalin jashtë spitaleve me uniformë, për shkak të mbështetësve të Alfie-t që sa vijnë e shtohen, edhe nga vende të tjera të botës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shumë mjekë raportojnë se janë sharë e ofenduar vazhdimisht. Disa mbështetës edhe i kanë kërcënuar me jetë e madje kanë thënë se do të djegin spitalin. Policia ka rrethuar spitalin dhe po monitoron protestuesit edhe në media shoqërore.
Dy-vjeçari ka që të hënën i shkëputur nga pajisjet e frymëmarrjes, por ndryshe nga ç’parashikohej, ka tre ditë që mbijeton me forcat e veta. Prindërit donin ta çonin në Itali, ku “Spitali i Papës për Fëmijë” është i gatshëm ta mbajë në jetë, por gjykata nuk i lejoi ta nxirrnin nga Anglia. Babai do t’i paditë mjekët për vrasje.