Zhdukja e këngëtares nga rrjetet sociale, aludohet se është shtatzënë

Showbiz

Postimi i saj i fundit në rrjetet sociale daton në janar por Ariana Grande u shfaq me të dashurin e saj, reperin Mac Miller në “Oscars Vanity Fair” të organizuar nga Madonna.

Së fundmi mendohet se ajo është në pritje të ëmbël dhe po e mban të fshehtë këtë gjë ashtu siç bëri edhe Kylie Jenner, pasi sipas publikut kjo gjë por bëhet një trend në shoqërinë moderne.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse zërat se ajo është shtatzënë po qarkullojnë shumë në showbiz-in e huaj, burime pranë këngëtares e mohojnë këtë gjë. “Ace Showbiz” shkruan se Ariana nuk është në pritje të një fëmije, ajo po merr një periudhë pushimi nga rrjetet sociale pasi është e angazhuar me projekte të reja.

Gjithashtu ajo pati një periudhë të trishtë pas sulmit terrorist që ndodhi gjatë koncertit të saj në Manchester vitin e kaluar.

“24-vjeçarja është në përfundimin e albumit të saj të ri dhe kur çdo gjë të jetë gati ajo do t’i rikthehet rrjeteve sociale dhe televizionit si zakonisht” -shton burimi megjithëse një pjesë e fansave të saj janë skeptikë e nuk u besojnë këtyre fjalëve.

ME TE LEXUARAT