Zbardhen detajet e reja nga ekzekutimi i Memli Begallës, në kërkim edhe një shtetas tjetër

Aktualitet

Në ekzekutimin e biznesmenit Memli Begalla dyshohet se kanë marrë pjesë 3 persona, nga dy që janë arrestuar deri më tani nga policia. Vrasja e ndodhur në zonën e ish-bllokut në Tiranë tronditi kryeqytetin pak javë më parë, ndërsa pak ditë pas ngjarjes u deklarua arrestimi I ish-policit Ardian Serezi dhe Denis Demirit.

Por dyshimet janë se në vrasjen e Begallës ka marrë pjesë edhe një shtetas I tretë, i cili po kërkohet nga policia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Dyshimet janë se ky shtetas ka ndjekur lëvizjet e  viktimës.

Referuar dosjes hetimore të prokurorisë dhe policisë, në krim kanë marrë pjesë 3 persona të veshur me xhupa e kapuc, ku njëri prej tyre mban syze.

Në lokalet pranë Sheshin Ëillson, shfaqen të tre keta persona, dy prej të cilëve ulen bashkë. Ndërsa i treti i cili mban në kokë një kapuc me ngjyrë të kuqe, ulet i vetëm, ndërsa në lokal shfaqet Memli Begalla, i cili ulet për të pirë kafe i vetëm.

Pasi presin rreth 15-20 minuta, pranë vendit ku ishte ulur viktima, dy personat largohen, por kthehen prapë pak më vonë, me një automjet tip BMV me targa të huaja dhe pasi bëjnë disa herë xhiro rreth zonës ku ndodhet banesa e biznesmenit, ndalen para tunelit të pallatit ku ai banonte.

Personi i tretë me kapuc të kuq – thekson prokuroria – qëndron në këmbë pranë vendit ku ndodhej I ulur viktima.

Dy personat presin në makinë, derisa Begalla hyn në tunelin që të con për në sheshpushimin para pallatit ku ai banonte dhe në atë moment dalin nga automjeti. Ata ndjekin viktimën në tunel dhe dalin përsëri pas 30 sekondash, pasi e qëllojnë për vdekje, raporton BW.

Makina që u përdor në vrasje, e cila rezulton e regjistruar në emrin e një shtetasi kroat, u gjet e braktisur, në zonën e Picallës. Autorët e kishin spërkatur me benzinë, për ta djegur, por pa mundur dot.

Gjatë kontrollit në automjet, është gjetur një qese plasmasi, brenda së cilës tre kartopeceta, si dhe dy kapucë si ato që përdorin doktorët.

Hetuesit shpresojnë që përmes tyre, të përftojnë profile AND-je, për ta krahasuar me pas, me ato të të dyshuarve.

Për këtë arsye Serezit dhe Demirit, të cilët ndodhen ne qëlitë e paraburgimit, u është marrë kampion pështyme.

ME TE LEXUARAT