Xhafaj në Gjermani: Vlerësime pozitive për luftën ndaj krimit
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj po zhvillon një vizitë në Gjermani me ministrin e Brendshëm gjerman Joachim Herrmann.
Xhafaj shprehet se ka marrë vlerësime pozitvie dhe inkurajuese për reformat e qeverisë në fushën e drejtësisë, dhe luftën ndaj krimit të organizuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas takimit ai shkruan:
Një pritje shumë e përzemërt dhe miqësore në Mynih nga Ministri i Brendshëm i Landit të Bavarisë z.Joachim Herrmann.
Një takim pune shumë konstruktiv me të, ekipin e Ministrisë dhe Policisë bavareze për çështjet e rendit dhe sigurisë, marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin rajonal.
Vlerësime shumë inkurajuese nga ministri bavarez për reformat e qeverisë në fushën e drejtësisë e sigurisë. Vlerësime pozitive dhe mbështetje për punën e arritjet në luftën ndaj krimit te organizuar, @ForcaELigji, menaxhimin e kufirit, parandalimin e azilkërkimit, vetingun në polici.
Faleminderit miqve tanë bavarezë për mbështetjen në rrugën tonë europiane! Mirëpres vizitën e ministrit Joachim Herrmann në Tiranë!