Letra e Xhafajt për Krimet e Rënda, Braçe: Lulëzim dorëzo “faktet” ose hesht!

Politikë

Deputeti i PS, Erjon Braçe ka reaguar pas letrës që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i dërgoi drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të marrë në pyetje Berishën dhe Bashën për kokainën, 613 kg që u bllokua në Durrës në shkurt.

Braçe i thotë Bashës që të shkojë në prokurori të dorëzojë ‘faktet’ ose të heshtë. Kujtojmë që Basha iu përgjigj dje Xhafajt duke e cilësuar si të dënueshëm aktin, ndërsa akuzon vëllanë e kryeministrit dhe të ministrit të Brendshëm si të lidhur me trafikun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

REAGIMI I BRACES:

Lulëzim!

Ose dorëzo në prokurori “faktet” për bosin e kokainës, ose thith preshin në gojë për qejf!

Me kulturën ligjore nuk ke lidhje!

Ka nje diference te thelle mes propagandes dhe te vertetes.

Po kaq e thelle eshte diferenca mes politikes te mbeshtetur fort tek propaganda dhe sjelljes ligjore te mbeshtetur fort tek ligji dhe e verteta!

Sot, degjova me vemendje lutjen e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafa, drejtuar prokurorit per Krime te Renda dhe, pergjigjen e kryetarit te opozites Lulzim Basha!

Teresisht te ndryshem, i ndan ne mes e verteta dhe ligji!

Padiskutim veprimi kokret mbeshtetur ne ligj, secili ne punen e tij, dje, sot e perjete po te doni.

Fatmir Xhafa ishte ne krye te nje operacioni qe goditi nje linje te forte trafiku te kokaines nga Kolumbia ne Shqiperi e me tej, duke sekuestruar sasine historike te kokaines, plot 613 kilograme!

Po Lulzim Basha?

Lulzim Basha ka qene minister i Brendshem, por gjithkush e mban mend per dy krime:

I pari, konsumuar mu brenda ne Lazarat nga ai, me vendimin politik per te lejuar kultivimin e hashashit aty, duke krijuar nje pol te forte te krimit te organizuar nga e gjithe Shqiperia aty;

I dyti, konsumuar mu ne bulevardin Deshmoret e Kombit, me vendimin dhe urdhrin per te vrare protestues paqesore ne rruge te madhe, ne mes te dites.

Lulzim Basha kurre nuk ju dorezua prokurorise per tu hetuar per keto krime, perkundrazi u angazhua per ta penguar prokurorine te hetoje per keto krime, padiskutim pjese e kultures ligjore qe ai ka.

Por kjo eshte e shkuara e tij.

Tani, prej nje muaji, Lulzim Basha thote se pronari i kokaines te sekuestruar gjate goditjes se Maminasit, eshte Olsi Rama.

Te njejten gje thote edhe tutori i tij me nam, Sali Berisha.

Nderkohe, Prokuroria qe udheheq hetimin eshte nen trysnine politike te Lulzim Bashes dhe partise se tij, madje nen urdhrin e tij publik-sic ka ndodhur edhe me heret xhanem, mbase duke mos kerkuar pronaret e vertete te kokaines dhe zoterit e tille te linjes se trafikut.

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa, i ka kerkuar sot prokurorit qe udheheq hetimet, te marre deshmine e Lulzim Bashes dhe Sali Berishes; pra, ti jape force ligjore “fakteve” qe ata i kane pjese te ligjerimeve te perditshme!

Por juristi me nam nderkombetar Lulzim Basha, refuzoi publikisht ti ike propagandes dhe deshmine e tij ta ktheje ne nje akuze ligjore perkunder atij, po atij qe ai e tregon si bosi i kokaines, Olsi Rames.

Qe Lulzim Basha eshte nje politikan genjeshtar, kete e di kushdo ne kete vend dhe jashte tij.

Por Lulzim Basha qenkerka nje gojtar qe ligjin e ka presh me xhufka ne goje, kurre kulture ligjore!

Fatmir Xhafa na i tregoi sot kete thjesht me nje lutje ligjore!

Tani Lulezim, ose shko ne prokurori dhe dorezo faktet qe ke per bosin e kokaines, ose thith preshin ne goje per hall; me ligjin as qe ke lidhje, me propaganden vazhdo se nuk pyet me kush!

ME TE LEXUARAT