Vuçiç premton 18 mijë euro për cdo familje që do të lindë fëmijën e katërt

Kosovë&Rajon

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, gjatë një vizite në Toplice ka deklaruar para gazetareve se për çdo familje që do të lindë fëmijën e katërt në Serbi, sigurisht edhe në Luginën e Preshevës, do të japë shpërblim 18 mijë euro!

Ky gjest i presidentit serb ka bërë jehone të madhe dhe është përshëndetur e mirëpritur edhe nga nënat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi 100 nëna në Preshevë, aktualisht shtatzana me fëmijën e katërt

Nga një anketë e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”  me këta nëna, ato e kanë felenderuar Vuçiçin për 18 mijë eurot. Falenderimet kanë ardhur kryesisht nga ato nëna që aktualisht kanë vetëm tre fëmijë apo ato shtatzana me fëmijët e katërt. Kjo agjenci lajmesh, si media e vetme në Luginen e Preshevës, ka mësuar se në këtë rajon, aktualisht janë mbi 100 nëna shtatzëna të cilat presin fëmijën e katërt.

Bile disa prej tyre kanë pyetur se ky premtim i Vuçiçit a vlen edhe për fëmijën e 5-të, të 6-shtin…

Duhet shtuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiç, dje para mediave, tha  se nëse brenda katër dekadave populli serb nuk do të angazhohet për shtimin e popullsisë, kombi serb mund të zhduket.

Masat e reja për nxitjen e politikës së popullsisë të qeverisë së Serbisë përfshijnë edhe ndihmat në para – nëna që lind fëmijën e tretë dhe të katërt do të ketë 30,000 dinarë në muaj nga shteti për një periudhë prej 10 vjetësh. (“Država ce izdvajati 30.000 dinara mesecno za trece i cetvrto dete“),  transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Për fëmijën e parë do të jepen 100 mijë dinarë, për fëmijën e dytë do të jepen 10 mijë dinarë në muaj përgjatë dy viteve, për fëmijën e tretë në muaj do të jepen 12 mijë dinarë përgjatë 10 viteve, ndërsa për fëmijën e katërt do të jepen 18 mijë euro”, i ka premtuar presidenti i Serbisë, popullit të tij.

ME TE LEXUARAT