Vrau nipin, kunatën shtatzënë dhe vëllain, burg përjetë për Luan Marën

Aktualitet

“Masakra e Kozarës”, një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik në shkurt të 2006-ës, është rikthyer për gjykim.

Në seancën e sotme, Gjykata e Beratit ka vendosur burgim të përjetshëm ndaj Luan Marës, i cili akuzohet se vrau me breshëri automatiku vëllain e tij, Shpëtimin, gruan shtatzënë të këtij të fundit dhe djalin e mitur të çiftit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbi Luan Marën rëndon akuza për “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

NGJARJA

Më 9 shkurt 2006 në fshatin Kozarë, në afërsi të Kuçovës, u vranë në shtëpinë e tyre tre pjesëtarët e një familjeje të re, ndërsa vrasja është konsideruar e katërfishtë, pasi njëra nga viktimat ishte një grua shtatzënë. Të vrarë nga të shtënat e një arme zjarri mbetën Shpëtim Mara, 35 vjeç, bashkëshortja e tij Florie Mara shtatzënë dhe fëmija 2-vjeçar, Artiol Mara.

 

ME TE LEXUARAT