Vrau kushëririn me sëpatë, gjykata jep vendimin për Dilaver Veshajn

Aktualitet

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë mëngjesin e së shtunës, ku konflikti mes kushërinjve përfundoi me masakrimin e 37- vjeçarit në sy të djalit të mitur.Dilaver Veshaj vrau me sëpatë kushëririn e tij Arben Vishaj.

Viktima fillimisht kishte qenë duke kaluar pranë stanit të Dilaver Veshajt, ku i janë sulur disa qen, që Arben Vishaj i ka larguar duke i qëlluar me gurë. Pas kësaj, 40-vjeçari ka dalë nga shtëpia dhe ka qëlluar fillimisht me një pistoletë 4 herë drejt kushuririt të tij, dhe 3 herë me sëpatë në kokë. Sot Gjykata e Vlorës dha vendimin “Arrest me burg”për Dilaver Veshajn.

ME TE LEXUARAT