Zbardhet vrasja e 48-vjeçares në Tiranë, e helmoi nusja me fotoksinë

Aktualitet

Kur ka kaluar pothuajse një vit nga vdekja e 48-vjeçares Lirije Lami, policia zbulon se ajo është helmuar nga nusja e djalit.

Burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar nusen Marjana Cmeta dhe ka shoqëruar 4 persona të tjerë për “moskallëzim krimi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2017 në Kamëz dhe vdekja e Lirije Lamit u raportua si vdekje natyrale.

Mirëpo pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen, duke akuzuar nusen e djalit të viktimës se e ka helmuar me fotoksinë.

Mes të shoqëruarve në polici janë bashkëshorti i të akuzuarës dhe vjehrri./LAJMIFUNDIT.AL/

ME TE LEXUARAT