Krim tragjik, 19-vjeçari ekzekutohet në sy të të dashurës

Kliko per me shume info

Një i ri është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Marousi të Athinës, në Greqi.

Mësohet se 19-vjeçar është vrarë nga tre persona të paidentifikuar, teksa i riu ishte nën shoqërinë e të dashurës së tij.

Kliko per me shume info

Mësohet se të rinjtë po qëndronin në një park rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, ku u sulmuan nga tre autorët.

19-vjeçari u qëllua me thikë në kraharor dhe në bark, plagë të cilat i shkaktuan vdekjen. Policia greke dyshon se shkak i vrasjes mund të ketë qenë skenari i një grabitje.

Madje ky variant mbështetet edhe nga versioni i dhënë në polici i vajzës 18-vjeçare që shoqëronte viktimën.

Vajza u tha hetuesve se autorët i kërkuan paratë dhe celuarin të riut. Gjithashtu ajo deklaroi para policisë se të tre të dyshuarit kishin vendosur kapuç në kokë. Megjithatë policia nuk përjashton as pistën e larjeve të hesapeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.