Vrasja e vjehrrës nga nusja, flet hoxha i arrestuar: S`më lejon feja të denoncoj

Aktualitet

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 21 vjecaren, që akuzohet se helmoi vjehrrën e saj me fostoksinë, një vit më parë.

Bashkë me 21-vjeçaren Marjana Cmeta, në burg do të qëndrojnë edhe bashkëshorti i viktimës, Agim Lami, kushëriri i tij, Arben Saliu, si dhe hoxha Hysen Shehu, të cilët akuzohen për moskallëzim të krimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por vetë autorja nuk ka pranuar të flasë para gjykatës ndërsa i vetmi që ka dhënë shpjegime ishte hoxha Hysen Shehu, i cili nuk ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij nga prokuroria.

I pandehuri ka pretenduar se nuk e lejonte feja te denonconte ndërsa e quante te kryer detyren e tij persa kohe kishte njoftuar bashkëshortin e viktimes.

Në këto kushte gjykata ka vendosur ti lërë ne burg katër të arrestuarit deri në përfundim të hetimeve.

21 vjeçarja Marjana Cmeta e akuzohet nga prokuroria se ka vrarë vjehrrën Lirije Lami 48-vjeçe, më 30 Prill 2017, në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz, duke përdorur helmin e rëndë.

Disa muaj pas krimit, nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin. Ky i fundit e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës, Agim Lami, citon oranews. Por si hoxha ashtu edhe bashkëshorti i viktimës kanë rënë në pranga, pasi nuk e kanë kallëzuar këtë krim pranë organeve të drejtësisë, ndaj dhe tani do të duhet të vuajnë dënimin, së bashku me të afërmin e Agimit, i cili ka qenë në dijeni të videos.

ME TE LEXUARAT