Veliaj: Keqardhje që opozita nuk erdhi të mbillte një pemë për qytetin

Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj deklaron se aksioni i ndërmarrë për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet gjithnjë e më shumë po kthehet në një trend që po mbështetet nga të gjithë.

Teksa deklaroi se fushata është shtyrë gjer më 22 prill, Veliaj komentoi në emisionin “Real Story” edhe zërat kritikë që sipas tij ndonëse e quajnë veten ambjentalistë, nuk kanë mbjellë ende një pemë për qytetin dhe për të brezat e ardhshëm.

Kliko per me shume info

“Ne e kemi shtyrë deri në datën 22 prill. Kemi sot teksa flasim 145 subjekte dhe mbi 1 mijë individë që akoma s’i kanë mbjellë sepse ka pasur një fluks. Kush shkon te këndet e lodrave, edhe ata që sherrosën për këndet e lodrave, sot, disa të kamufluar me një kasketë detyrohen të çojnë fëmijët, se fëmijëve u pëlqen, fëmijët s’pyesin çfarë fiksimesh politike, apo inatesh. Pra në këtë sens duhet më pak histeri, më shumë punë. Ndonjëherë u them njerëzve për këta që kritikojnë: Po mirë more, Zoti ua shtoftë inatin – por ambientalistë që rrinë vetëm nëpër studio, që flasin si gjithologë, unë nuk kam parë. Njerëz që dalin deh vetëm protestojnë, por nuk mbjellin një pemë, nuk vijnë në një aksion pastrimi. Një nga keqardhjet e mia, ishte që asnjë nga opozita nuk erdhi të mbillte një pemë, përkundrazi”, tha Veliaj, teksa thekson se propozimi për qytetarët e Tiranës është për më shumë punë.

LEXO EDHE:  Lirimi i 7 kuksianëve, reagon Basha: Drejtësi gjysmake, 4 në burg

“E them shpesh që unë këtë punë dashuroj. Njerëzit në mandatin përpara këtij, ishin të mërzitur me një kryetar që flinte gjumë. Pra gjëja e parë që thoshin: është përtac, fle, gërhet. Në momentin që ti ke këto sinonime dhe pritshmëritë e tyre ishin për dikë që punon, që përvesh mëngët, që është prezent në çdo orë të ditës, që qyteti jeton 24 orë, që janë hapur disa kantiere, ishte gjëja që donin. Nëse njerëzit prisnin punë, morën punë. Për këdo që votoi për punë, punë ka pasur. Dhe propozimi im është të kemi akoma më shumë punë”, deklaroi kreu u Bashkisë.

LEXO EDHE:  Deklarata e Lulzim Bashës për lirimin e 7 kuksianëve

Një kontribut të rëndësishëm për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet kanë dhënë dhe qytetarët dhe kompanitë. Veliaj shprehet se kjo shifër arrin deri në 4 milionë euro. Kryebahskiaku Veliaj deklaroi se pas zgjerimit të Tiranës, është më shumë përgjegjësi, por edhe një privilegj. “Një nga gjërat që unë kam në memorien time, të Edi Ramës në krye të bashkisë, ishte kjo fushata e pemëve. Sot, zgjerimi i Tiranës, sigurisht është më shumë përgjegjësi. Do të thotë që edhe mundësia për t’u zgjeruar, për të bërë një Pyll Orbital përreth unazës së madhe, sigurisht që është privilegj, përgjegjësi, por është edhe mundësi. Dhe në dallim nga skenarë të tjerë, fati im është që unë punoj me Edi Ramën. Të punosh me një kryetar të qeverisë dhe që ka qenë menaxher qyteti dhe që di ekzaktësisht ku janë nevojat, sigurisht që puna ime është më e lehtë, sesa kur Edi Rama punonte me Sali Berishën fjala vjen dhe disa prej projekteve bllokoheshin”, tha Veliaj.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here