Uji me shishe plastike i rrezikshëm për shëndetin?

Soft

Analizat e kryera në mbi 259 lloje ujërash të ambalazhuara nga 9 vende të botës kanë zbuluar rezultate vërtetë problematike.

93% e ujërave të ambalazhuar kanë përmbajtje mikroplastikash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rezulton që në ujin e shisheve plastike, mikroplastikat janë në përqindje të lartë, 10 pjesëza dhe 325 mikropjesëza për litër, duke tejkaluar normat. Plastika e gjetur në ujin që konsumojmë kryesisht është polipropilene, që përdoret për prodhimin e tapave. Ekspertët thonë se kjo sasi është dyfish më e madhe se ato të gjetura në ujin e rubinetit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ndërkohë ka vendosur të nisë hetimet mbi këtë çështje kaq delikate. Studimet dhe analizat u kryen nga Orb Media, një organizatë gazetaresh non profit në bashkëpunim me universitete amerikane.

ME TE LEXUARAT